INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama për 'La Repubblica': Berisha është penduar që nuk më vrau kur ishte në qeveri

Rama për 'La Repubblica': Berisha është penduar që nuk më vrau kur ishte në qeveri

Publikuar më: 15:16 23-02-2019

Situata politike në Shqipëri ka ngjallur mjaft interes në shtetin fqinj, Italinë. Gazetarë të mediave të rëndësishme italiane si Rai News apo La Repubblica kanë qenë në vendin tonë, pas protestave dhe djegies së mandateve të deputetëve të opozitës së bashkuar, ku kanë marrë në intervistë kryeministrin Edi Rama dhe liderët e opozitës.

Në një intervistë për të përditshmen “La Repubblica", kreu i qeverisë shqiptare kur pyetet për deklaratat e forta të ish-kryeministrit Sali Berisha se njerëzit do ta hedhin në lumë dhe se e vetmja mënyrë për ta eliminuar është një plumb, Rama përgjigjet: "Ka thënë edhe më keq se kjo. Është penduar që nuk më vrau kur ishte në qeveri, ai kështu është dhe unë nuk i përgjigjem".

Pjesë nga intervista:

Pyetja: Ish-presidenti Berisha ka përdorur fjalë shumë të rënda kundër jush: thotë se njerëzit do ta hedhin në lum, dhe se e vetmja mënyrë për t’ju eleminuar është një plumb.

Ka thënë edhe më keq se kjo. Është penduar që nuk më vrau kur ishte në qeveri, ai kështu është dhe unë nuk i përgjigjem. Më kujtohet që thoshte se më keq se komunistët janë anti-komunistët. Ja, Berisha i ka shërbyer në fillim komunizmit dhe pastaj u bë anti-komunist. Për fat të mirë ne nuk jemi më në epokën e plumbit, por të fjalës, të dialogut. Unë refuzoj logjikën e fushës së lojës ku duhet domosdoshmërisht të asgjësohet kundërshtari.

ramaokkk.PNG

Rama ndër të tjera thekson sërish se djegia e mandateve nuk është ide e mirë, por thotë se teknikisht parlamenti mund të ecë përpara pa probleme.

Gjatë intervistës ai shprehet se në protestë nuk është populli por administrata e PD-së, dhe se e gjitha është 100 % luftë për pushtet.

Gjithçka "dirigjohet" nga Berisha - thotë Rama - i cili është "shefi" - ndërsa Basha, administratori i deleguar.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035631656646729