INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama për mediat greke flet për çështjen çame dhe kufirin detar

Rama për mediat greke flet për çështjen çame dhe kufirin detar

Publikuar më: 09:20 06-02-2018

Në pikun e diskutimeve mbi marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Greqisë, Edi Rama jep një intervistë për mediat greke. Në një intervistë për gazetën greke “Ta Nea”, Edi Rama zbulon më shumë detaje nga marrëveshja e detit me Shqipërinë. Shefi i ekzekutivit shqiptar konfirmon e të dy vendet po shkojnë drejt një marrëveshje, e cila sipas tij do të jetë e drejtë për të dyja palët. Po ashtu, kryeministri ka folur edhe për çështjen çame, për të cilët thotë se janë shqiptarë me të drejta.
Gazeta “Ta Nea”:
Dy vendet janë në negociata për të zgjidhur çështje të ndryshme. Si Kryeministër e keni shtruar çështjen e çamëve. Çfarë kërkohet saktësisht nga Tirana?
Edi Rama:
“Nga pala greke, kjo çështje, temë është perceptuar, trajtuar si shfaqje e një agjendë të fshehtë nga ana jonë për krijimin e Shqipërisë së Madhe. Dua të jem tepër i qartë, ashtu sikurse jemi dhe me miqtë tanë në Athinë, që një pretendim i tillë territorial thjesht nuk ekziston. Nuk mund të jem dakort më shumë se kaq me ju përveç se çështje territoriale midis Greqisë dhe Shqipërisë nuk mund të ekzistojë. Burimet që e nxisin një fantazi të tillë, që nganjëherë gjejnë vend në cepat e skajshëm, ekstremë të skenës politike, kërcënojnë për të shtrembëruar të vërtetën dhe për të minuar të ardhmen. Pra, duhet që të gjithë të kuptojnë qartë se për aq sa na takon ne këtu në Shqipëri “çështja e çamëve” ekziston vetëm si çështje themelore e të drejtave të bashkëpatriotëve tanë shqiptarë të cilët dikur jetonin në vendin tuaj, dhe asgjë më tepër më tej. Sinqerisht nuk besoj se çdokush njeri i mençur do të ishte në kundërshtim me qëndrimin që ata njerëz gëzojnë të drejtën të udhëtojnë dhe të vizitojnë Greqinë ose që ata apo fëmijët e tyre duhet të kenë mundësinë për të fituar të drejtat mbi pasurinë në rrugë ligjore, ashtu sikurse natyrisht çdo qytetar evropian vepron.

A mund ta imagjinoni sot në Evropën e shekullit të 21 që njerëz të plakur burra dhe gra në Shqipëri e kanë të ndaluar të kalojnë kufirin e Greqisë fqinje, sepse rrënjët e tyre janë nga një rajon i vendit tuaj?
Gazeta “Ta Nea”:
Sa afër jemi me përcaktimin e AOZ-ve midis Greqisë dhe Shqipërisë?
Edi Rama:
Jam shumë i kënaqur që ndërsa do kemi rënë dakord, të ulemi në tryezë së bashku dhe të bisedojmë, diskutojmë, me zemra dhe mendje të hapur, ashtu sikurse bëjnë popujt tanë të cilët jetojnë si fqinjë, si në Shqipëri dhe në Greqi, jo vetëm që mund të zgjidhim çdo mosmarrëveshje dhe keqkuptim të së shkuarës, por mund gjithashtu të gjejmë zgjidhjet më të mira për të ardhmen tonë të përbashkët. Dhe të jemi pranë një marrëveshje për kufirin detar, e cila do të jetë e drejtë dhe për Shqipërinë dhe për Greqinë.

Article Logic
Execution time: 0.0036749839782715