Kryeministri Edi Rama ka reaguar për bllokimin e rrugëve nga opozita ndërsa ishte në Apolloni, ku përuroi rikonstruksionin e parkut arkeologjik. Rama u shpreh se nuk është koha për të bllokuar rrugët dhe njerëzit që lëvizin lirisht. “Është koha për ta zhbllokuar këtë rrugë dhe jo për të bllokuar rrugët e Shqipërisë, nuk është koha për të bllokuar njerëzit që duan të lëvizin lirisht në rrugët e vendit, nuk është koha për të bllokuar njerëzit që kanë punë, fëmijët, nxënësit, studentët, gjyshërit, gjyshet, mallrat, që janë gjaku i ekonomisë tonë çdo ditë, por është koha për të hapur përfundimisht rrugën e të bërit një shtet modern, demokratik dhe europian, ku secili në rrugën e vet duhet të jetë i garantuar në konkurrencë dhe i vlerësuar sipas meritës”, u shpreh Rama.