INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama për shkarkimin e Metës: ‘’Presidenti nuk duhet ndaluar në marshimin e tij qorrmashtrues’’

Rama për shkarkimin e Metës: ‘’Presidenti nuk duhet ndaluar në marshimin e tij qorrmashtrues’’

Publikuar më: 16:52 08-07-2019

Kryeministri Edi Rama ka marrë fjalën në seancën e sotme plenare ku pritet t’i jepet “OK” ngritjes së komisionit hetimor për shkarkimin e Presidentit të Republikës duke kujtuar një shprehje të Napoleon Bonapartit, ndërsa theksoi se Ilir Meta nuk duhet ndaluar në marshimin e tij.

Shefi i maxhorancës nuk i la pa etiketime Kryemadhin, Metën e Bashën. Në foltoren ku mbërriti me atlete të bardha, ai tha se e dinte se lufta e tyre për të prishur zgjedhjet do ishte një vrimë në ujë por se nuk e kishte menduar se do të numëronin gabim, duke mbrojtur shifrat e kontestuara nga opozita të KQZ për votimin e 30 qershorit.

“Mos e ndalo kundërshtarin që gabon, thotë Bonaparti por ne jemi mbledhur këtu jo të ndalojmë kundërshtarin. Ilir Meta nuk duhet ndaluar në marshimin e tij qorrmashtrues sa unikal edhe i trishtueshëm në historinë e këtij vendi. Politikisht na e bën shumë më të lehtë pozicionin tonë në sy të popullit. Njerëzit e shohin të vërtetën e Ilir Metës shumë lakuriq. Një armiqësi e ushqyer për të hedhur në erë zgjedhjet që synonte pengmarrjen e drejtësisë dhe pengimin në pafundësi të negociatave.

I kam ndjekur ndërkohë me një ndjenjë mëshire budallallëqet e fallxhores Monikë dhe akrobacitë e Lulit bashkë me mufkat e zotit Ilir.

E kam thënë disa herë gjatë fushatës së lufta e tyre për të prishur zgjedhjet me luftë do rezultonte një vrimë në ujë.

Por nuk kisha menduar se do të numëronin gabim, estradë hesapi 7X7 42.

Premisë e sigurt që fituesit të vazhdojnë të fitojnë dhe humbësit të vazhdojnë të humbasin.

Janë po këta që e kundërshtojnë denbabaden përfshirjen e votës së emigrantëve në kodin zgjedhor por me këtë rast përfitoj për të theksuar bindjen tonë se emigrantët duhet ta kenë të drejtën e votës. Duan apo nuk duan opozitarët rrugorë, që nga zgjedhjet e ardhshme do ta përfshijmë votën e emigrantëve në kodin zgjedhor”, deklaroi Rama.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036771297454834