INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama për votimin elektronik: Është një alibi e opozitës për humbjen që pret [VIDEO]

Rama për votimin elektronik: Është një alibi e opozitës për humbjen që pret [VIDEO]

Publikuar më: 18:06 22-01-2017

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot komunikimin e përjavshëm online me qytetarët. Në qendër të komunikimi javor të kryeministrit Rama  këtë të dielë ishte votimi elektronik. Kryeministri Rama është shprehur se kërkesa e opozitës që në zgjedhjet e qershorit të aplikohet elektronika, është një alibi e tyre për humbjen që i pret.

"Ne e kundërshtojmë dhe jemi skeptik. Votimi elektronik shumë më problematik se votimi tradicional. Kjo është alibi për humbjen që pret. Na mjafton që OSBE/ODIHR të bëj një plan konkret për këtë votim dhe ne e pranojnë, nëse është e mbështetur në një eksperiencë të suksesshme. Cila është një arsye e vetme që Shqipëria të kthejë qeverinë e vjetër në pushtet, qoftë nëpërmjet elektronikës, qoftë nëpërmjet të frymës së shenjtë, qoftë në kuti. Humbjen e tyre do të vazhdojnë ta quajnë fitore të grabitur.

Pse korcarët, dibranët, kolonjarët apo të gjithë shqiptarët duhet ta votojnë qeverinë e vjetër në zgjedhjet e qershorit? Mos opozita ka një lidership të ri është më i votuar dhe më i besueshëm se ai që u nxor nga dera e qeverisë në 2013 me 1 milionë vota?  PD ka një kryetar të ri por jo një lidership të ri. Vetë demokratët që votuan për PD në 2013-ën, kanë sot më pak arsye për të besuar te lidershipi i tyre.

Ku mund të gjetet një popull kaq budalla sa të besoj se humbjen e merituar për mungesë të një lidershipi, mungesë të një skuadre por mbi të gjitha mungesa e respektit për njerëzit,t’ia faturojnë gjithkujt, përveç vetes së tyre.”, u shpreh Rama.

Article Logic
Execution time: 0.0037879943847656