INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Rama” përçan gratë e PD-së: Ja çfarë thonë Bregu dhe Halimi…

“Rama” përçan gratë e PD-së: Ja çfarë thonë Bregu dhe Halimi…

Publikuar më: 14:13 02-03-2016

Etika në komunikim duket se ndan edhe vetë demokratët. Një protestë kundër dhunës dhe fyerjeve të kryeministrit Edi Rama ndaj grave në parlament, kishte të njëjtën gjuhë edhe të grave protestuese një ditë më parë në bulevard. Fjalimet e zgjedhura, e po ashtu dhe zonjat që dolën në podium duket se nuk i kanë përlqyer një prej grave më të rëndësishme në selinë blu, Majlinda Bregut. Zonja Bregu në fakt mungoj në protestën e grave demokrate, por ajo e argumenton me angazhimet e saj politike. Por, 24 orë pas mbajtjes së protestës, Majlinda Bregu ndihet mirë për mungesën e saj në tubimin e grave demokrate.

 “Isha në një angazhim tjetër e me keqardhje mu desh të mungoj. Por ashtu siç shkoi ndihem mirë që nuk isha dhe do tu kërkoj kolegeve të mua të ulemi e të flasim seriozisht për atë që na takojmë të bëjmë seriozisht”.

Ky mesazh duket se nuk i ka përqyer Arbjola Halimit, deputetja që pretendon se është fyer nga Kryeministri. Halimi përmes 3 vargjeve përcjell këtë mesazh.  

“Në bregun e lumit qëndronte një zonjë,

Sytë i kish të mbyllur, se pa
Kaloi një Shqiponjë!”

Article Logic
Execution time: 0.0036280155181885