INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama përjashton Kokëdhimën nga gara për Sekretar të Përgjithshëm. Dorëhiqet Dade

Rama përjashton Kokëdhimën nga gara për Sekretar të Përgjithshëm. Dorëhiqet Dade

Publikuar më: 10:10 23-04-2016
Gjatë deklaratës së bërë sot në mbledhjen e Asamblesë së  Ps-ë, Rama lexoi njëri pas tjetrit emrat e kandidatëve për vendet në strukturën drejtuese.
U vu re që Kryetari i Ps-së, ka përjashtuar sot deputetin Koço Kokëdhima nga gara për postin e Sekretarit të Përgjithshëm duke deklaruar se kandidati i vetëm për postin është Gramoz Ruçi. Rama lexoi edhe emrat që kandidojnë për postet drejtuese të PS-së, sipas rendit alfabetik: 
“Për kryesinë ka dy lista, një për burrat dhe djemtë dhe një për gratë dhe vajzat, – tha ai. –Djem nuk më rezultojnë, por vetëm burra. Janë 18 kandidatë për 13 vende: Arben Ahmeti, Armando Subashi, Besnik Bare, Blendi Klosi, Damian Gjiknuri, Ditmir Bushati, Eduard Shalsi, Erion Braçe, Erion Veliaj, Fatmir Xhafaj, Namik Dokle, Niko Peleshi, Pandeli Majko, Qazim Sejdini, Saimir Tahiri, Taulant Balla, Vangjush Dako dhe Ulsi Manja.
Përsa i përket grave dhe vajzave, janë 12 kandidate për 7 vende: Arta Dade, Anila Shehu, Eglantina Gjermeni, Ermonela Felaj, Evis Kushi, Klotilda Ferhati, Lindita Nikolla, Mimi Kodheli, Olgerta Manastirliu, Olta Xhakça, Vasilika Hysi dhe Valentina Leskaj.
 
Article Logic
Execution time: 0.0034749507904053