Kryeministri Edi Rama nga Finiqi është shprehur dhe një herë se zgjedhjet do të mbahen në 30 qershor.
“Në 30 qershor zgjedhjet do bëhen në gjithë territorin e Shqipërisë. Përpjekje për ta kthyer Shqipërinë prapa nuk ka. 30 qershori do jetë një ditë normale, edhe sikur të ketë orvatje të dëshpëruara pasi nuk do e bllokojnë dot procesin.
Kush i fryn zjarrit të dhunës, është i destinuar të tretet në atë zjarr”, tha Rama.