Kryeministri Edi Rama, gjatë prezantimit të Majlinda Carës për bashkinë Kurbin, ripërsëriti mesazhin për ata që do të tentojnë të bllokojnë zgjedhjet më 30 qershor.
“Çunat e Laçit, Italinë e keni si shtëpinë tuaj, mos e mbyllni atë derë për kasollen e Lulit“, tha Rama.
Kush cënon zgjedhjet nuk shkel në SHBA-BE shtoi kryeministri, ndërsa sfidoi laçianët të pyesin plakun e PD se pse nuk shkon dot në SHBA.
“Nuk e di ku do i gjejë opozita aq shumë budallenj që t’i bijnë me kokë kutive për llogari të Saliut. Saliut ja kanë vënë vizën. Si mund t’i shkosh mbrapa Lulit, një njeriu që ka frikë nga zgjedhjet. Pyeteni plakun. Në SHBA nuk shkon jo vetëm vetë, por as familja.Kush është më i fortë, muri apo koka. Me vjen mirë që ju erdhi radha të votoni një grua”, tha Rama.