INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama porosit grupin parlamentar të PS

Rama porosit grupin parlamentar të PS

Publikuar më: 13:46 08-09-2017

Një ditë përpara seancës së parë kuvendore dy partitë e mëdha, PS e PD kanë mbledhur grupet parlamentare të dala nga zgjedhjet e 25 qershorit për të përcaktuar piketat e funksionimit të tyre. Në fjalën e parë përballë deputetëve socialistë, kryeministri Rama lajmëroi se gjatë këtij mandati do të ketë një strategji të përbashkët pune mes qeverisë dhe grupit kuvendor socialist.
Edi Rama:
“Kemi hartuar tekstin e marrëveshjes së mirëkuptimit mes qeverisë dhe Grupit të PS që do të nënshkruhet nga kryesisë i qeverisë dhe nga kryesuesi i asamblesë në emër të partisë.
Qeveria e re do të jetë gati në fillim javë, lajmëroi Rama, e po ashtu edhe të gjithë emrat që do të marrin drejtimin e komisioneve parlamentare. Por Rama u kujdes të vendose theksin tek disiplina në punë, në këtë mandat të dytë të drejtimit të vendit.
Edi Rama:
“Disiplina e grupit dhe e qeverisë janë faktor kyç në këtë legjislaturë”.
I vetëm në drejtimin e vendit, Edi Rama i ka sytë drejt demokratëve kur flet për opozitën. Dhe këtë e shfaqi drejtpërdrejt kur foli për zgjedhjen e Gramor Rucit si Kryetar Kuvendi.
Edi Rama:
“Konkurrentet demokratë. Nëse e refuzojnë gramorin gabojnë një herë sepse refuzojnë deputetin me jetëgjatë por nëse duke e shënjestruar me topat e politikës së baltës gabojnë 100 herë”

 

Article Logic
Execution time: 0.0037219524383545