Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video, nga operacioni i shpëtimit të dy personave që u përfshinë dje nga rrjedha e lumit në Selenicë, për t’u uruar nëpërmjet saj “Mirëmëngjes” ndjekësve të tij në rrjetet sociale. Reagimet e qytetarëve kanë qenë të shumta, disa prej tyre e kanë kritikuan kryeministrin, se po merr meritat e djemve të FA-ve, duke publikuar video nga zyra, ndërsa kishte edhe nga ata që i kujtonin se shpëtimi i njerëzve ishte thjesht detyra e tyre.
Postimi i Edi Ramës
MIRËMËNGJES ?
dhe me këto pamje të operacionit të shpëtimit të dy qytetarëve në Armenas të Selenicës nga efektivët e Forcës Ajrore të FA, ju uroj një ditë të mbarë!