INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama pranon rritjen e taksave, bizneset e vogla do të paguajnë TVSH

Rama pranon rritjen e taksave, bizneset e vogla do të paguajnë TVSH

Publikuar më: 15:16 04-10-2017

Tashmë prej datës 1 Janar 2018 edhe biznesi i vogël do të paguajë TVSH-në. Lajmin e ka konfirmuar kryeministri Edi Rama gjatë një takimi në Fier ku foli për buxhetin e vitit 2018.

“Do t’i kërkojmë biznesit të vogël të bëhet pjesë e luftës kundër informalitetit. Të gjitha subjektet, edhe subjektet e biznesit të vogël do të përfshihen në TVSH. Nuk është e vërtetë që do të ketë rritje taksash për biznesin e vogël. Ne e kemi bërë zero dhe do të vazhdojë të mbetet zero. Ne do ta përfshijmë në regjimin e TVSH, por kjo nuk do të thotë se do të ketë rritje taksash. Çdo biznes i vogël do të sillet në mënyrë të strukturuar”, tha Rama.

Përfshirja e biznesit të vogël në skemën e TVSH-së është praktikisht rritje takse që do të prekë së tepërmi xhepat e konsumatorëve për mallra dhe shërbime. Kjo është hera e parë që biznesi i vogël detyrohet të paguajë TVSH-në. Në këtë skemë deri më tani ishin bizneset me fitim mbi 8 milionë lekë.

Article Logic
Execution time: 0.0075459480285645