INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama premton rritje page për mësuesit, ç’ndodh me klasat kolektive dhe oficerët e policisë

Rama premton rritje page për mësuesit, ç’ndodh me klasat kolektive dhe oficerët e policisë

Publikuar më: 18:35 21-11-2018

Rritja e pagave për mësuesit dhe punonjësit e arsimit do të jetë me 7%”, është ky premtimi që ka bërë sot kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në prezantimin e projekt buxhetit të vitit 2019 për arsimin.

“Ne do rrisim pagën e punonjësve të arsimit. Do përfitojnë 100% të gjithë punonjësit arsimit. Rritja e pagës do ti kushtojë buxhetit të shtetit 10 mijë dollarë që do shkojnë në familjet e mësuesve dhe arsimit para universitar në tërësi. Një rritje me 7%” u shpreh Rama.

Gjithashtu shefi i qeverisë tha se në vitin 2019 do jenë 940 mësues ndihmës për fëmijët me nevoja të veçanta, ndërsa do dhjetëfishohet numri i oficerëve të policisë në shkolla për të garantuar sigurinë.

“Në vitin 2019 do kemi 940 mësues ndihmës. Nuk janë aq sa na duhet për të mbuluar nevojat e fëmijëve me nevoja të veçanta, por janë shumë më tepër se fare. Më vonë ne synojmë të kemi një mësues për çdo fëmijë me nevoja të veçanta. Gjithashtu do dhjetëfishojmë numrin e oficerëve të policisë në shkolla. Do mbyllim klasat kolektive. Ata që i lanë le të vënë kujën e të thonë që mbyllëm shkolla. Jo, ne po mbyllim klasa përqendrimi si kampe përqendrimi për fëmijët e vegjël. Ata që dalin nga klasat kolektive e kanë të mbyllur derën e të ardhmes që meritojnë. Në vitin 2019 do ketë libra falas edhe për klasat e pesta”- tha Rama.

Article Logic
Execution time: 0.0036671161651611