Në prag të festave të fundvitit, që përkojnë dhe me pesë mujorin e fundit të qeverisë së tij përpara zgjedhjeve të 2017, Edi Rama ka vendosur që të ndërmarrë një sërë masash lehtësuese për pensionistet, të papunët dhe personat me aftësi të kufizuar. Por këto vendime që zakonisht qeveritë i ndërmarrin në fushata, Rama nuk i sheh të lidhura me zgjedhjet e ardhshme.
Edi Rama:
“Reforma jo për zgjedhjet e 2017 por për gjeneratën tjetër”
Duke u ndalur tek reformave e pensioneve, një ndër reformat më të rëndësishme të kësaj mazhorance, shefi i ekzekutivit tha se ishte e domosdoshme ndërhyrja e qeverisë.
Edi Rama:
“Një skemë e modeluar në 1993 me logjikën e 1947 si skemë piramidale ku shteti zhytej vit pas viti në një defixhit të thellë për të mbajtur në këmbë skemën”.