INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama prezanton nismën e re  për qytetarët: Vendosini nota nga 1-10 çdo institucioni

Rama prezanton nismën e re për qytetarët: Vendosini nota nga 1-10 çdo institucioni

Publikuar më: 19:12 15-07-2017

Kryeministri Edi Rama është i vendosur që të dëgjojë zërin e qytetarëve para se të krijojë qeverinë e re, pas fitores në zgjedhjet e 25 qershorit. Në kuadër të kësaj, kreu i Qeverisë ka ndërmarrë një nismë të re duke i kërkuar qytetarëve që t’i vendosin një notë çdo institucioni për çdo shërbim që kanë marrë.

lg.php.gifPërmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, kryeministri Rama ka lançuar nismën “Nota juaj”, duke i krijuar hapësirë qytetarëve që të vlerësojnë “çdo institucion, zyrë, sportel, që u shërben qytetarëve do të jetë i gjykueshëm nga çdo qytetar/e që do të dëshirojë të vendosë notën e tij/saj (nga 1-10) pas marrjes së shërbimit”.

POSTIMI I PLOTE

NOTA JUAJ

Ju lutem hidhini një sy dhe mundësisht shkruani çfarë mendoni?:

Një ndër mekanizmat e rinj të Bashkëqeverisjes me Njerëzit e Zakonshëm, që po studiojmë të fusim në funksionim me krijimin e qeverisë së re, do të jetë mekanizmi i notës për shërbimin e marrë.

Çdo institucion, zyrë, sportel, që u shërben qytetarëve do të jetë i gjykueshëm nga çdo qytetar/e që do të dëshirojë të vendosë notën e tij/saj (nga 1-10) pas marrjes së shërbimit.

Nga notat e qytetarëve do të gjenerohet periodikisht një notë mesatare e cila do të bëhet publike. Ky vlerësim do të mundësojë informimin në kohë reale të publikut dhe të qeverisë, për nivelin e pëlqyeshmërisë së shërbimit në çdo zyrë a sportel të shtetit në rang republike.

Përmes këtij vlerësimi, do të dalë edhe një koeficient për vlerësimin zyrtar të çdo drejtuesi të një institucioni shërbimesh, në nivel qendror apo vendor. Mbi bazën e këtij koeficienti do të ngrihet edhe një seri masash administrative, që nga shpërblimet e fundvitit për ata që shkëlqejnë, tek penalizimet përkatëse për ata që nuk e kalojnë provimin e publikut✌️??

Article Logic
Execution time: 0.0036258697509766