INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama prezanton qeverinë e re: Ja kush janë 13 ministrat e qeverisë së re

Rama prezanton qeverinë e re: Ja kush janë 13 ministrat e qeverisë së re

Publikuar më: 12:42 27-08-2017

Kryeministri Edi Rama prezanton emrat e Qeverisë së re e cila do të ketë 11 ministri dhe 2 ministra shteti. Në përbërje të saj do të ketë 50% burra dhe 50% gra.

Emrat e qeverisë së re
zv/kryeministre Senida Mesi
Ministër Shteti për shqiptarët jashtë kufijve Pandeli Majko
Ministrja e Shtetit për mbrojtjen e sipërmarrjes Sonila Qato
Ministrër i Jashtëm rikonfirmohet Ditmir Bushati
Ministria e Brendshme i ngarkohet Fatmir Xhafës
Ministrie e Mbrojtjes, Olta Xhaçka
Ministre e Drejtësisë Etilda Gjoni
Ministria e Kulturës rikonfirmohet Mirela Kumbaro
Ministria e Financave bashkohet me Ekonominë, dhe sektorin e punës nga Ministria e Mirëqenies Sociale- do drejtohet nga Arben Ahmetaj.
Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve do t’i bashkohet Rinia, rimerr postin Lindita Nikolla
Ministrie e Shëndetësisë do të jetë Ogerta Manastirliu
Ministria e Energjisë do të bashkohet me Infrastrukturën. Damian Gjiknuri do të jetë ministri.
Detyrën e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural e merr Niko Peleshi
Komponenti i turizmit dhe mjedisit do të bashkohen në një ministri. Detyrën e ministrit e merr Blendi Klosi.

 

Prezantimi i bërë nga kryeministri Edi Rama. Kreu i qeverisë dha shpjegime edhe për arsyet se pse u vendos që disa ministri të bashkoheshin. 

Detyra e zv/kryeministres Senida Mesi, deputete e qarkut të Shkodrës.
Dy ministra shteti. Pranë meje do të jenë edhe dy ministra shteti, njëri për shqiptarët jashtë kufijve tjetri për mbrojtjen e sipërmarrjes. Ministër shteti për shqiptarët jashtë kufijve do të jetë natyrshëm Pandeli Majko. Vota e emigrantëve dhe afrimi i strukturuar nuk duhet ti lihet kohës, por duhet të jetë puna e kësaj qeverie. Nuk ka nevojë për komente pse Pandi është në këtë post.Ministre Shteti, Sonila Qato është juriste. Puna e saj, kontakti me qeverinë apo me mua për çdo sipërmarrës që ka nevojë të kontaktojë me ne, për çdo problem. Ndihem i turpëruar nga historitë që më kanë treguar, nga padrejtësitë kronike ndaj biznesit, të grabitqarëve. Nuk duhet të këtë sot në Shqipëri sipërmarrës që lë pas dere një të punësuar që punon. Roli i një ministre shteti që do të bëjë vetë këtë punë duke garantuar gjithë sipërmarrësit se do tia bëjë me dije qeverisë të gjitha shqetësimet e tij. Nuk do ti lëmë më në mankthet që nisin që nga administrata doganore deri tek ministri. 

Ministria e Jashtme-Ditmir Bushati riemërohet në postin e ministrit të jashtëm. Rama vlerëson Bushatin për punën e bërë gjatë kësaj kohe.
Ministria e Brendshme-Fatmir Xhafa, për respektin për gjithçka bëri në një kohë të shkurtër në luftën e suksesshme kundër kanabisit.
Ministrja e Mbrojtjes-Olta Xhaçka. Pasi vlerësoi punën e bërë nga ministrja Mimi Kodheli, kryeministri tha se "do të riemërojmë sërish një grua e pikërisht Olta Xhaçkën
Dikasteri i Drejtësisë-Etilda Gjoni 
Ministria e Kulturës-"Mbetet sërish siç është. Ka pasur propozime publike që kultura ishte e destinuar të bashkohej me sportin. Duhet të shikojnë modelet e vendeve të tjera"-tha Rama. Riemërohet Mirela Kumbaro me dëshirën për të parë ndryshime të mtejshme
Ministria e Financës do të bashkohet me ministrinë e ekonomisë dhe atë të punës. Boll me mbivendosje dhe konflikte se kush e ka këtë e kush e ka atë. Do drejtohet nga Arben Ahmetaj
Në Ministrinë e Rinisë dhe Sporteve riemërohet Lindita Nikolla
Ministria e Shëndetësisë do të bashkohet me atë të kujdesit social-ministre Ogerta Manastirliu.
Ministria e Energjitikës do të bashkohet me atë të Infrastrukturës, themelore për të çuar në një stad të ri platformën e rrjeteve infrastrukturore nëntokësore e mbitokësore-Ministër Damian Gjiknuri
Ministria e Bujqëisë- Detyrën e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural do t'ia ngarkoj Niko Peleshit.
Komponenti i turizmit dhe i Mjedisit do të bashkohen për ti dhënë një shtysë të fortë turizmit-Blendi Klosi do të jetë ministri. 

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0044269561767578