INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama pritet me protesta në Korçë

Rama pritet me protesta në Korçë

Publikuar më: 13:14 29-09-2018

Kryeministri Edi Rama është pritur sot me protesta nga Partia Demokratike në Korçë.

Qytetarët me pankarta në duar akuzojnë qeverinë "Rama" se ka lidhje me kriminelë dhe përdhunues.

Rama ndodhet në Korçë së bashku me ministrat për të mbajtur mbledhjen e qeverisë. Mbledhja po mbahet tek "Shtëpia e Flamurit" dhe policia është vendosur në rrjesht për të ndaluar protestuesit t'i afrohen.

Bëhet me dije se ka pasur tensione mes policisë dhe protestuesve, në momentin kur këta të fundit kanë tentuar të çajnë kordonin e policisë dhe të afrohen aty ku po mbahet mbledhja.

Article Logic
Execution time: 0.0041317939758301