Kryeministri Rama në kuadër të turit elektoral “Për Bashkinë Që Duam” në ditën e sotme është ndodhur në qytetin e Kukësit.
Opozita ka vendosur që në çdo qytet ku kryeministri të zhvillojë takim, paralelisht të zhvillojë protesta duke bojkotuar kështu datën e zgjedhjeve në 30 qershor.
Nga këto protesta ajo që ishte edhe më e dhunshme ishte në qytetin e Shkodrës ku policia përdori gaz lotsjellës për të përballuar turmën e njerëzve që synonin të marshonin drejt vendit ku do zhvillohej takimi elektoral i Partisë Socialiste.
Ndërkohë në Kukës shihet një taktikë ndryshe e policisë ndaj protestuesve. Në videon e mëposhtme shihet se si kordoni i policisë çahet pa ndonjë rezistencë të madhe, me turmën që drejtohet drejt aeroportit të Kukësit.
Nuk ka ende informacion se sa forca policore ndodhen në aeroport për të mbrojtur sigurinë e Kryeministrit ndërkohë që takimi elektoral në prezantimin e kandidatit për kryetar bashkie Safet Gjici ende vazhdon.
Protesta Kukës from Vimeointv.al on Vimeo.