INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama pritet me protesta në Pogradec. Balliu: Kjo qeveri është kriminale [FOTO]

Rama pritet me protesta në Pogradec. Balliu: Kjo qeveri është kriminale [FOTO]

Publikuar më: 16:08 15-12-2017

Vetëm pak metra larg vendit ku u mbajt ceremoniali i mbledhjes së dy qeverive, asaj Shqiptare e po ashtu dhe asaj Maqedonase qytetarët kanë protestuar kundër kryeministrit Edi Rama. Dhjetëra qytetarë me pankarta në duar dhe me thirrje kundër qeverisë në sheshin ku do të zhvillohet takimi kanë protestuar për disa minuta. I pranishëm në këtë protestë deputeti i PD, Klevis Balliu i cili deklaroi se jemi këtu për të denoncuar padrejtësitë e kësaj qeverie
Klevis Balliu:
“Ne jemi këtu për të denoncuar padrejtësitë e kësaj qeverie. Bashkëpunimi me krimin e organizuar. Protesta kundër qeverisë që do të kapi edhe prokurorinë e përgjithshme për ta përdorur atë për presione politike, për koalicione në të ardhmen”.
Qytetarët mbanin në duar pankarta me mbishkrimet “Policia që duam”, “Qeveri e drogës”, “Qeveri e Shullazit”. Ndërkohë protestuesit kishin zgjedhur edhe fotografitë Habilajve dhe ish-ministrit Saimir Tahiri.

 

protesta_ne_pogradec.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0036590099334717