Kryeministri Edi Rama pritet me protesta në Shkodër.
Anëtarë dhe mbështetës të Partisë Demokratike dhe forcave të tjera opozitare po i bllokojnë rrugën kryeministrit, i cili ditën e sotme pritet të mbërrijë në Shkodër dhe në Malësinë e Madhe.
Protestuesit thonë se kryeministri nuk është i mirëpritur në Shkodër pasi, sipas tyre, e ka persekutuar këtë qytet.
Protestuesit kanë djegur edhe goma.