Dhjetëra të rinj të Partisë Demokratike kanë zhvilluar një protestë paqësore përpara gjimnazit "Dhaskal Todri" në Elbasan. Në këtë shkollë, kryeministri Edi Rama pritet të zhvillojë një takim me mësuesit. Protesta po mbikëqyret nga forcat e rendit, për të shmangur edhe ndonjë incident të mundshëm.
Për të qetësuar situatën, ndodhet edhe drejtori i policisë së Elbasanit Altin Qato.
Mes protestuesve është edhe deputeti i PD, Luçiano Boçi.