INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama, pronarët e kompanive të basteve me skeda penale, turp për PD

Rama, pronarët e kompanive të basteve me skeda penale, turp për PD

Publikuar më: 13:19 25-10-2018

Edi Rama në mbrojtje të vendimin të qeverisë së tij, për të ndaluar me ligj lojërat e fatit nga 31 dhjetori solli një argument të ri. Duke i konsideruar si kërcënim të sigurisë kombëtare, Rama tha se një m=pjesë e madhe e pronarëve të lojërave të fatit janë me precedentë penale.
Edi Rama:
“Pronarët e kompanive të basteve janë me skeda penale. Personazhe të një bote që nuk ka të bëjë me ligjshmërinë dhe mbarëvajtjen e shoqërisë. Ajo që bëjmë sot është përgjigjja e duhur në emër të shoqërisë. Ky vendim është i dobishëm për të mbrojtur ekonominë, për të goditur krimin, për të ndërprerë, për të tharë një nga burimet më të fuqishme të krimit të organizuar”.
Kreu i qeverisë tha se ky vendim në fakt shkon përtej bindjeve partiake, pasi shifrat që e mbështesin janë shumë të mëdha në shoqërinë shqiptare.
Edi Rama:
“Ky vendim nuk është vendim i PS për socialistët por është një vendim që asgjë s’mund ta mbante PD jashtë kësaj salle sot. Këtë vendim e mbështesin 92% e grave shqiptare, s’ka të majtë e s’ka të djathtë, s’ka me ne e s’ka me ata. Ky është një vendim që shkon përtej dallimeve të politikës”.

 

Article Logic
Execution time: 0.0040199756622314