INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama: Protesta, jo konfrontim mes qytetarëve dhe institucioneve

Rama: Protesta, jo konfrontim mes qytetarëve dhe institucioneve

Publikuar më: 16:13 13-02-2019

Zëvendëskryetari i LSI-së, Luan Rama ka bërë sot një qartësim lidhur me protestën e opozitës, ditën e shtunë. Në një dalje të posaçme për mediat, Rama tha se protesta e 16 shkurtit nuk do të jetë një konfrontim midis qytetarëve dhe institucioneve të shtetit. “Protesta e 16 shkurtit, nuk është një konfrontim midis qytetarëve dhe institucioneve të shtetit, por do të jetë fillimi i luftës së qytetarëve kundër të keqes. Është demonstrimi i forcës qytetare përballë papërgjegjshmërisë së qeverisë”, tha ai, duke shtuar se protesta do të jetë një forcë qytetarie. “Dëshiroj të garantoj se ajo do të jetë një protestë force qytetarie, do të jetë një protestë revolte e shpirtit qytetar përballë arrogancës, arbitraritetit, dhunës, papërgjegjshmërisë së qeverisë, por nga ana tjetër sipas modelit që demonstruan studentët shqiptarë në protestën e tyre, edhe protesta e 16 shkurtit do të jetë demonstrim force, por edhe po aq manifestim qytetarie, do të jetë angazhimi i përgjegjshëm i qytetarëve për të thënë ndal qeverisë”, u shpreh ai.

 

Article Logic
Execution time: 0.0023019313812256