INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama: PS e meriton timonin. Lamë aleatët për të fituar betejën me drejtësinë

Rama: PS e meriton timonin. Lamë aleatët për të fituar betejën me drejtësinë

Publikuar më: 11:40 06-01-2018

Partia Socialiste po mban asamblenë kombëtare ku po zhvillohet një analizë për 100 ditët e para të qeverisjes, si dhe prioritetet për vitin 2018. Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij deklaroi sërish se Partia Socialiste po tregon se e meriton timonin që mori e vetme. Ai u shpreh se beteja për drejtësinë ndau politikën në dy kampe, nga njëra anë kampi i reformistëve i PS dhe i të gjithë atyre që e duan reformën të shkojë deri në fund dhe kampi tjetër, i të tremburve nga reforma.

“Mbyllëm një vit me vështirësi të mëdha, por edhe me një shpërblim të madh të marrë prej shqiptarëve, falë përpjekjeve kolosale në mandatin e parë dhe bindjes së krijuar te njerëzit se PS e meriton timonin e vetme për të provuar deri në fund e patrazuar aftësinë e vet qeverisëse dhe mundësinë për ta çuar Shqipërinë më afër se kurrë me BE. Kjo ishte një fitore historike në mandatin e dytë, me numrin më të madh të votave që PS ka marrë ndonjëherë. Në 100 ditët e para ne kemi arritur të realizojmë objektivat, por po ashtu koha vrapon dhe volumi i punëve që ne duhet të kryejmë është i jashtëzakonshëm.

Beteja për drejtësinë ishte një vazhdim i asaj të hapur që prej vitin paraardhës, duke e ndarë politikën në dy kampe, nga njëra anë kampi i reformistëve i PS dhe i të gjithë atyre që e duan reformën të shkojë deri në fund dhe kampi tjetër, i të tremburve nga reforma, i cili tanimë është zgjedhur edhe kundër reformës në drejtësi të aleatëve tanë të mandatit të parë. Ne rrezikuam qeverinë, por nuk lejuam që të rrezikohej reforma në drejtësi dhe u përpoqën ta mbajmë gjallë aleancën për “Shqipërinë Europiane” pa e kompromentuar reformën në drejtësi. Në fund, qëndrimi ynë i qartë dhe i prerë për të mos e kompromentuar këtë reformë ndau edhe rrugët tona nga aleati ynë i mandatit të parë”, tha Rama.

Article Logic
Execution time: 0.0021660327911377