Në kulmin e debatit për skemën e ndihmës ekonomike, kryeministri Edi Rama përsëri ka publikuar dy foto, që sipas tij janë shembull për të kuptuar abuzimet me ndihmën ekonomike. Sipas kryeministrit Rama familja që ka vilën 3 katëshe në Malësinë e Mdhe deri dje merrte ndihmë ekonomike ndërsa shtëpia po në Malësinë e Madhe që nuk përfitonte ndihmë ekonomike.
POSTIMI I RAMËS
Lart vila 3 katëshe e F.P në Malësinë e Madhe që deri dje merrte çdo muaj ndihmë ekonomike dhe poshtë shtëpia e A.H po në Malësinë e Madhe që nuk përfitonte ndihmë ekonomike. Me skemën e re, F.P është përjashtuar dhe A.H është përfshirë në skemë.
Fotot tregojnë qartë se cila nga kto dy familje është në nevojë.
Ndërkohë që po kryhen të gjitha verifikimet e nevojshme për të rivlerësuar çdo familje të hyrë apo të dalë nga skema e ndihmës ekonomike, bashkive u është dyfishuar fondi, nga 3% në 6%, për të përfshirë në skemë familjet realisht në nevojë dhe që nuk përfitojnë nga skema kombëtare.