INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama publikon pamjet: Digjitalizohet vija bregdetare, ja si do të duket [VIDEO]

Rama publikon pamjet: Digjitalizohet vija bregdetare, ja si do të duket [VIDEO]

Publikuar më: 16:15 28-08-2019

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar përmes një statusi në facebook nisjen e reformës për vijën bregdetare.
“12 mijë e 132 fotografitë e para, të cilat mbulojnë 180km bregdet me plazhe dhe mbi 30 mijë të tjera, që do t’u bashkangjiten në javët në vijim, përbëjnë pasqyrën digjitale të reformës së nisur për kontrollin, mbrojtjen dhe zhvillimin e Vijës sonë Bregdetare”, shkruan kreu i qeverisë.

Përmes kësaj pasqyre digjitale do të përditësohen të dhënat për pronat dhe ndërtimet abusive.

“Kjo pasqyrë digjitale, e cila do të përditësohet vijimësisht, do të prodhojë të gjitha të dhënat e nevojshme për pronësinë publike a private, ndërtimet abuzive, aktivitetet hoteliere dhe njësitë e shërbimit (bashkë me statusin e tyre juridik e tatimor), hotspotet mjedisore, monumentet e kulturës e zonat e mbrojtura“, thekson më tej kreu i qeverisë.

“Të gjitha institucionet dhe strukturat të shtetit, të cilat do të përfshihen në zbatimin e Ligjit të ri për Vijën Bregdetare, do ta përdorin këtë pasqyrë për planifikime, verifikime dhe operacione në terren, në funksion të qëllimit për t’u ofruar qytetarëve një Shqipëri turistike shumë më cilësore; me plazhe të lira, shërbime publike të aksesueshme dhe shërbime tregtare të formalizuara, mjedis të mbrojtur e zhvillim të qëndrueshëm të infrastrukturës së mikpritjes”, mbyll postimin Rama.

Article Logic
Execution time: 0.0034661293029785