Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që këtë mëngjes të diele t'i kushTojë vëmendje të veçantë aksionit për pastrimin e lumit të Gjanicës në Fier, ku po shemben disa ndërtesa.
Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Rama e ka cilësuar Gjanicën si Lnaën e dytë. Projketi për rehabilitimin e Gjanicës vjen në kuadrin e Programit Kombëtar të Rilindjes Urbane.
“Mirëmëngjesi dhe me këtë moment të fundit të pastrimit të “Lanës së Dytë Demokratikase” (lumit Gjanica që përshkon qytetin e Fierit, e u kthye për çerekshekulli në burim plehrash e përmbytjesh), që i hap rrugën një tjetër transformimi spektakolar të Fierit në kuadrin e Programit Kombëtar të Rilindjes Urbane, ju uroj një të dielë të qetë”, shkruan Rama.