Kryeministri shqiptar Edi Rama, ka publikuar nëpërmjet një video raportin analitik për kanabisin, ndërsa ka ftuar qytetarët ta shohin dhe lexojnë me sytë dhe mendjen e tyre.
Në postimin e tij në rrjetin social Facebook Rama nuk ka nguruar të përmendë edhe kazanin, për ata kryeministri nuk e rekomandon ta lexojnë këtë raport.
“Kush sheh me sytë e vet dhe lexon me mendjen e vet le ta lexojë. Ata që shohin me gojën e kazanëve dhe mendojnë me kokën e politikanëve analistëve të kazanëve mos ta marrin mundimin fare”, shkruan Rama.
Sipas dokumentit, miratimi dhe zbatimi i planit kombëtar kundër kultivimit të kanabisit ka luajtur një rol vendimtar në arritjen e rezultateve të deritanishme dhe ka qenë një nga masat më të rëndësishme me karakter ligjor e institucional.
Për vitin 2017, vijon raporti, nga Guardia di Finanza janë kryer 30 fluturime më shumë se vitin e kaluar, duke shënuar një rritje nga 106 në 129 orë fluturimi.