INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama publikon videon, dalja nga ndihma ekonomike dhe punësimi i Domenika Topit

Rama publikon videon, dalja nga ndihma ekonomike dhe punësimi i Domenika Topit

Publikuar më: 08:04 20-03-2018

Kryeministri Rama e ka nisur ditën e sotme duke përshëndetur ndjekësit e tij në facebook me publikimin e një video ku shfaqet qytetarja Domenika Topi e cila ka dalë nga skema e ndihmës ekonomike dhe tashmë është punësuar.

“Unë jam Domenika Topi, familja ime ka katër anëtarë, unë burri dhe dy fëmijët dhe jetonim me ndihmë. Merrja 45 mijë lekë dhe ishte shumë e vështirë për të përballuar jetën, zyra e punës më drejtoi në këtë ndërmarrje nisa punë me pagë 300 mijë lekë dhe jam shumë e kënaqur”- shprehet zonja në fjalë.

Mesazhi i Ramës:

MIRËMËNGJES dhe me shembullin e kësaj nëne të re që pas daljes së familjes nga ndihma ekonomike, zgjodhi rrugën e punësimit jo të ankesave pa rrugëdalje, ju uroj një ditë të mbarë.

Article Logic
Execution time: 0.0035731792449951