Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm një video nga një media italiane, e cila e rendit Shqipërinë në 5 vendet që kanë shënuar rritje në prenotimet turistike në 2017-ën. Ndër të tjera qytetarët italianë këshillohen të vizitojnë Shqipërinë ku ka vende me bukur i të jashtëzakonshme.
Edi Rama
MIRËMËNGJES dhe me këtë klasifikim nga mediat italiane të 5 shteteve që kanë shënuar rritjen më të lartë të prenotimeve turistike në vitin e fundit, ku në krye qëndron si një thesar ende për tu zbuluar Shqipëria, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri, ndërsa poston edhe videon që ilustron zonat më të bukura turistike të vendit tonë gjatë periudhës së verës.