INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama: Punësuam mbi 28 mijë persona, këtë vit. Na përqeshin apo jo komentatorët, ky është fakt

Rama: Punësuam mbi 28 mijë persona, këtë vit. Na përqeshin apo jo komentatorët, ky është fakt

Publikuar më: 12:10 06-07-2018

Kryeministri Edi Rama, deklaron se brenda një viti janë punësuar më shumë se 28 mijë persona. Gjatë një takimi me Drejtoritë Rajonale të Punësimit, kreu i qeverisë u shpreh se objektivi është realizuar e madje edhe është tejkaluar. Madje Rama ka paraprirë edhe reagimet e qyetarëve duke ironizuar se “ky realitet mund të tallet edhe përqeshet nga disa”.

“Më vjen shumë mirë që duke ju referuar sistemit tonë të taksave, emër për emër për çdo person të punësuar nga maji i vitit të kaluar në këtë qershor, ne kemi 28 324 të punësuar më shumë formalisht dhe në sektorin jobujqësor. Kjo është një shifër që jam i bindur që në atë rrjetin e komentatorëve të ERTV-së do të përqeshet, do të shikohet si gënjeshtër etj.etj por është realiteti. Përmes Zyrave të Punës janë punësuar 14 593 persona në këtë 6-mujor. Ky është fakt dhe për të gjithë ata që nuk duan të mbeten te pasqyra e kazanit, dhe që nuk duan të jenë në llogorën e baltës dhe të përqeshjes por që duan të bëjnë verifikime, mund t’i referohen regjistrit të sigurimeve shoqërore të Republikës së Shqipërisë”, shtoi Rama. Kryeministri foli për rëndësinë që kanë Zyrat e Punës në këtë proces ndërsa shtoi se tregu i punës ka një hall të madh “atë të mungesës së kualifikimeve”. Më tej Rama prezantoi edhe idenë e krijimit të një uebsajti kombëtar ku do të publikohen të gjitha vendet e punës. 

Article Logic
Execution time: 0.0042622089385986