INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama që në pikë të mëngjesit i prerë. ‘S’ka asnjë shans të dëmshpërblejmë zaptuesit’ [VIDEO]

Rama që në pikë të mëngjesit i prerë. ‘S’ka asnjë shans të dëmshpërblejmë zaptuesit’ [VIDEO]

Publikuar më: 09:25 22-11-2018

Kryeministri Edi Rama është shfaqur i vendosur për të gjithë qytetarët që preken nga ndërtimi i Unazës së Re. Që në mëngjes, kreu i qeverisë i ka kushtuar një status në facebook situatës tek Unaza e Re, ishte i prerë kur tha se nuk do të dëmshpërblehen zaptuesit. Një status të shoqëruar me video, e ku tregohen ndërtesat disa katesh që preken, Rama jep edhe një sqarim ligjor për këtë çështje. 

Edi Rama:
MIRËMËNGJES ?
dhe me këtë pasqyrë sqaruese të situatës ligjore në Unazën e Re, ku ndër ata që e quajnë veten në "proces legalizimi", janë shfaqur edhe një kategori e panjohur më parë e zaptuesve profesionistë të trojeve publike a private, ju siguroj se s'ka asnjë shans që paligjshmëria të dëmshpërblehet me taksat tuaja dhe ju uroj një ditë të mbarë ?"

Article Logic
Execution time: 0.0034468173980713