INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama që nuk e kishim njohur, rrëfen për të ëmën dhe betejat me sëmundjen e rëndë [VIDEO]

Rama që nuk e kishim njohur, rrëfen për të ëmën dhe betejat me sëmundjen e rëndë [VIDEO]

Publikuar më: 14:38 14-04-2018

Ndryshe nga ç'jemi mësuar ta shohim kryeministri i vendit Edi Rama gjatë një fjalimi në Vlorë ka lënë mënjan batutat dhe shakat, dhe shkaku ka qënë nëna e tij.

Rama ka qenë i pranishëm në ndarjen e çmimeve të Urdhërit të Stomatologëve të Shqipërisë, për të marr çmimin e nënës së tij, Anetës e cila nuk mundje për shkak të një sëmundje nga e cila vuan.

Gjatë fjalimit Rama ka treguar për sëmundjen nga e cila Aneta po vuan. Ndër të tjera Rama nuk ka nguruar ti shprehi dhe mirënjohjet.

“Nëna ime e kishte të pamundur të ishte e pranishme sepse prej disa kohësh është në një përpjekje jo të lehtë me një sëmundje shumë të vështirë dhe më takon mua që në emër të saj të falënderoj nga zemra këdo që pati mirësinë të kujtohet për figurën dhe kontributin e saj në këtë fushë si një ndër gratë e para që shkulën dhëmbët e burrave në Shqipëri.

Dhe përtej shakasë që është gjysma e së vërtetës duke qenë unë, si dhe i nderuari Hasan Halili që ka kaluar nga dora e Anetës, një ndër pacientët e saj kur isha ende i vogël dhe nuk e zgjidhja vetë dentistin e kam kaluar atë procesin e shkuljes së dhëmbëve deri kur vendosa të ndërroj dentist. Më vjen mirë që këtu shikoj disa fytyra të njohura si mikesha dhe kolegë të nënës sime e cila me siguri do të ndjehet shumë mirë kur të marrë vesh për gjithë këtë prani. Në këtë moment jo të lehtë të saj është një nga gjërat më të mira që mund t’i ndodhë. Për disa kohë, ky pllakë nderimi do e konkurrojë në kënaqësi me puthjet e Zahos”, tha Rama

 

Article Logic
Execution time: 0.0040090084075928