INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama qetëson qytetarët pas tërmeteve, niset për në Nju-Jork

Rama qetëson qytetarët pas tërmeteve, niset për në Nju-Jork

Publikuar më: 09:18 23-09-2019

Sot situata prej kryeministrit parashikohet e qetësuar ndaj ai është nisur për në Nju-Jork për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Dy ditë më parë kreu i qeverisë fillimisht e anuloi vizitën duke u kthyer në Tiranë për të ndjekur nga afër situatën pas tërmetit të fuqishëm që tronditi vendin por tashmë që rreziku më i madh kaloi dhe është nisur për në SHBA dhe do të takohet presidentin e SHBA-së Donald Trump.

"Sot për Shqipërinë nis një ditë e zakonshme si të gjitha të tjerat dhe prandaj edhe unë, vendosa të rimarr udhëtimin e punës për në Nju Jork, ku do të takohem me Presidentin e Shteteve të Bashkuara e me të tjerë kryetarë shtetesh e qeverish apo personalitete me rëndësi, si edhe do të flas në emër të Shqipërisë në Kombet e Bashkuara", shkruan ai.
Rama shton gjithçka është përballuar shumë mirë. “Gjithçka ka kaluar si s’ka më mirë, në krahasim me ç’mund të kishte qenë dhe jeta vazhdon po njësoj; askush s’e di çfarë na rezervon fati apo natyra, sepse siç nuk ka mundur të parashikojë dot tërmetet, dija njerëzore s’ka mundur ende të parashikojë kohëzgjatjen e jetës sonë”, shprehet kreu i qeverisë.

Article Logic
Execution time: 0.0038678646087646