INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama: Qeveria e re do të ketë shumë ndryshime

Rama: Qeveria e re do të ketë shumë ndryshime

Publikuar më: 20:28 06-07-2017

Kryeministri Rama ka folur ditën e sotme në “Top Story” për qeverinë e re. Ai tha se do të ketë shumë ndryshime në qeverinë që do formohet në shtator. Duke folur për ministrat teknikë, Rama shprehu bindjen se ata do të largohen para se t’i shkarkojë ai.

“Do kemi qeveri të re në shtator. Unë mendoj se emrat janë të parëndësishëm. Ende s’kam menduar për to. Unë besoj te sistemi më shumë sesa te emri. Jemi në një fazë tranzicioni. Duhet të rishikojmë buxhetin dhe duhet të shohim patjetër situatën e energjetikës”, tha Rama.

I pyetur nëse PS rrezikon të përfundojë si PD pas 4 vitesh nëse zhgënjen popullin tani që Rama ka timonin i vetëm, kreu i qeverisë thotë se i është futur një përpjekje bashkë me shqiptarët për të përmbysur një sistem kanceroz të administratës.

“Nuk kam bërë justifikime për çfarë mund të bënim, i jam futur një përpjekje bashkë me shqiptarët për të përmbysur një sistem kanceroz të administratës. Barra e përgjegjësisë nuk lidhet me frikën e zhgënjimit të njerëzve por me nevojën e brendshme për t’u dhënë atyre atë për të cilën na kanë votuar.

Ne duhet ta kuptojmë kështu siç është këtë përgjegjësi, duhet të mobilizohemi fort, të kemi soliditet në tre shtyllat, grupin parlamentar, qeveri, parti. Gjatë gjithë këtyre ditëve kam qenë pa gjumë, për të punuar duke menduar si të ndërtojmë mekanizmat e nevojshëm që të përfshijmë njerëzit në qeverisje” tha Rama.

Ai tha se misioni i LSI-së ka përfunduar dhe “situata që ata duan të krijojnë është e paarsyeshme për të gjithë”.

“Tkurrja e çakejve të mbetur në zyrat e shtetit që e përjetojnë këtë fazë si mënyra e fundit për të marrë ca kanë për të marrë, në një vend pa roje.Ata do të largohen pas zgjedhjeve, nuk thashë se do i shkarkoj. Na duhet të gjejmë një rrugë tjetër. Roli i tyre ishte nëj rol që besoj se ishte i nevojshëm. Por edhe për të lehtësuar në kushte të vështira dhe për shkak të një tradite të vështirë. Misioni i tyre ka përfunduar, jemi në një situatë anormale për të gjithë, për të gjithë është e paarsyeshme,” u shpreh Rama.

Article Logic
Execution time: 0.003464937210083