INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama quajti ''gjysmëgjela'' Spahon dhe Vasilin, reagon Monika Kryemadhi: Do ia nxjerrin sytë...[FOTO]

Rama quajti ''gjysmëgjela'' Spahon dhe Vasilin, reagon Monika Kryemadhi: Do ia nxjerrin sytë...[FOTO]

Publikuar më: 20:44 04-10-2018

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi beson se opozita në Shqipëri është në fuqi numerike dhe nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sot, fitues do të ishin PD, LSI dhe partitë e tjera opozitare, përballë Partisë Socialiste.

E ftuar në emisionin ‘Opinion’, Kryemadhi sfidoi kryeministrin Edi Rama për të zhvilluar zgjedhje të parakohshme. Ajo u shpreh kundër pretendimit të ish-kryeministrit Sali Berisha se opozita me Ramën në pushtet nuk i fiton dot zgjedhjet.

“Nuk ndaj pothuajse të njëjtin mendim me Doktorin. Unë nuk e mendoj këtë gjë. Doktori ka shumë aryse për të menduar, për vetë faktin se si të gjitha institucionat janë kapur. Unë mendoj se zgjedhjet sot, por të jetë aq trim Edi Rama le t’i bëjë, i fiton opozita sepse është në fuqi numerike”, deklaroi Kryemadhi.

Kryetarja e LSI-së, i është përgjigjur akuzave tallëse që Edi Rama adresoi ndaj kreut të Grupit të PD-së, Edmond Spaho dhe Kreut të Grupit të LSI-së, Petrit Vasili të cilët i quajti si dy “gjysmagjela”.

Por për Kryemadhin Spaho dhe Vasili të dy bashkë bëjnë një “gjel të madh” që sipas saj do ja “nxjerrin sytë Edi Ramës”.

“Gjysmagjeli brente flori tek përralla. Këta dy gjysmagjelët do bashkohen në një gjël të madh që do ja nxjerin sytë Edi Ramës.

Dhe Rama në një përralë jeton. Ai ka ndërtuar një realitet virtual de viktimat janë shqiptarët, dëmin që i ka bërë ai Shqipërisë, përralla e tij nuk do të ketë fundin e lumtur. Shqiptarët do fitojnë në fund”, tha Kryemadhi.

Ajo foli dhe për çështjen Xhisiela, për të cilën tha se po denohen personat që denoncojnë krimin.

“Ne po quajme personin që e denoncoi po e quajme kriminel, kurse ky qe e ka djegur me cigare nuk qenka kriminel? Nese ky eshte standardi që ai që denoncon quhet kriminel, atëherë jemi në qëndrime të kundërta.

Problemi qoftë i mediave dhe i drejtësisë, nuk qëndron më tek fatkeqsia, por qëndron si të krijojmë një telenovelë politike për të largar vemënden. Në qoftë se ky zotri ka gënjyer pse u arrestua djali deputetit. Një prokurori që nuk heton krimin dhe që e fsheh atë është dy fish më fajore se kriminelët”, tha Kryemadhi.

annianni.png

 

Article Logic
Execution time: 0.003864049911499