INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Rama: Qytetarët të marrin masa për sigurimin e banesave dhe bizneseve nga përmbytjet [VIDEO]

Publikuar më: 09:43 04-12-2017

Në ditën e 4 të situatës emergjente të krijuar në vend për shkak të përmbytjeve, Kryeministri Rama ka theksuar në mbledhjen e Komitetit të menaxhimit të emergjencave se situata e vështirë ka kaluar dhe tani mbetet puna për fazën e dytë të operacionit, ku një pjesë e rëndësishme janë edhe dëmshpërblimet. Në këtë takim Kryeministri tha se të gjitha dëmet do të përballohen nga buxheti i shtetit.
Edi Rama
“Tani është momenti për të çuar para fazën e dytë, atë të kapërcimit të pasojave në radhë të parë për familjet e prekura dhe sigurisht edhe për ato pjesë të infrastrukturës që janë jetike për lëvizshmërinë dhe garantimin e vazhdimit të jetës normale. Fakti i shembjes së një numri të konsiderueshëm urash flet qartë për potencialin katastrofal të situatës nëse shumë investime mbrojtëse nuk do të ishin bërë në këto dy vjet, por e kemi parë se ka pika të dobëta ku duhet ndërhyrë me përparësi. Në çdo zonë ka nj sërë pikash të dobëta që duhet të ndërhyjmë përparësish.
Kryeministri Rama lajmëroi një tjetër nismë, pas përmbytjeve.
Edi Rama:
“Mbetet përparësi për sigurimin e banesave dhe bizneseve nga përmbytjet. Jemi i vetmi vend që nuk e kemi këtë në ligj dhe njerëzit e prekur mbetet në mëshirë të fatit dhe ën pritje vetëm të buxhetit të shtetit, i cili nuk mund të përballojë gjithçka. Të gjithë qytetarët dhe sipërmarrësit duhet të marrin masa që të sigurohen në mënyrë që dëmet e tyre të shpërblehen në kohë reale”.

 

Article Logic
Execution time: 0.0020079612731934