INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama raporton të enjten në komisionin hetimor për ÇEZ

Rama raporton të enjten në komisionin hetimor për ÇEZ

Publikuar më: 11:08 28-12-2016

Kryeministri Edi Rama do të raportojë të enjten në Komisionin Hetimor për çështjen ÇEZ. Mësohet se mbledhja e komisionit hetimor do të mbahet të enjten në orën 10:00, ku Kryeministri Rama do të raportojë mbi dijenitë e tij për këtë çështje.

Rama i është përgjigjur pozitivisht ftesës së kryetarit të Komisionit Edmond Spaho për të dëshmuar. Shefi i qeverisë shqiptare do të pyetet për zgjidhjen e konfliktit mes qeverisë shqiptare dhe çekëve me marrëveshje, duke shmangur arbitrazhin. Më herë në këtë Komision ka dëshmuar Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri.

Ndërkohë paralel me Komisioni i posaçëm hetimor për çështjen ÇEZ ka një tjetër komision hetimor për çështjen e OSHEE, i cili ka thirrur të dëshmojë zyrtarë aktuale por dhe të ish drejtues të lartë të institucioneve. Ka qënë dhe ish kryeministri Sali Berisha, i cili ka dëshmuar në komision, por që është thirrur disa herë pasi ka refuzuar të jetë në mbledhjen e komisionit hetimor.

Article Logic
Execution time: 0.0037341117858887