INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama reagon ashpër: E turpshme përpjekja e “Frontit të Çorbës” [FOTO]

Rama reagon ashpër: E turpshme përpjekja e “Frontit të Çorbës” [FOTO]

Publikuar më: 12:24 19-10-2017

Edi Rama ka reaguar ashpër nëpërmjet një statusi në facebook ndaj qëndrimit të opozitës së bashkuar. Duke e cilësuar si “Fronti i Çorbës” kryeministri Rama tha se asgjë nuk e ndalon qeverinë e tij në përpjekje për të bërë shtet.
Edi rama në facebook:
“TA HARROJNE SE DO TE NA NDALIN
‪Përshëndes shkarkimin e gjithë zinxhirit të komandës policore në Elbasan? Kush është përzier me çorbën e krimit, po edhe kush s’ka kurajo të përballet sy për sy e dhëmb për dhëmb me të, s’ka vend nën uniformën e dëshmorëve të Policisë së Shtetit?✈️⭐️
E turpshme përpjekja e Frontit të Çorbës së Vjetër për të baltosur Policinë e Shtetit për operacionin e suksesshëm mbrëmë në Vlorë, si pjesë e luftës ndaj rrjetit kriminal të heronjve të kazanit politik e mediatik të 48 orëve të fundit?
Policia e Shtetit po bën të gjithë gjërat e duhura dhe çdo drejtues e punonjës policie, duhet të vazhdojë të bëjë përditë këtë që po bën qysh prej nisjes së kësaj faze të re të luftës me krimin, pas pastrimit të Shqipërisë nga kanabisi?
‪Ta harrojnë se do të na ndalin dot në këtë luftë, të gjithë ata që vazhdojnë t’i marrin shqiptarët për budallenj dhe që synojnë bllokimin e rrugës sonë për Shqipërinë që duam - me shtet, punë, mirëqenie. Me mandatin e 25 qershorit, ne do t’i bëjmë jo vetëm rrjeteve kriminale, po edhe korrupsionit në tërësi, atë që asnjë nga këta që hidhen sot përpjetë në kazanin e politikës e të medias, s’ka guxuar as ta mendojë, në çerekshekulli rrumpallë e bashkëjetesë harmonike të pushtetit me llumin, ku ky vend mbeti pa shtet, pa ligj, pa drejtësi??‬
‪Këtu jemi dhe do të shohim. Ditë për ditë✌️

rama_fb.png

 

Article Logic
Execution time: 0.0037150382995605