INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama reagon ndaj Metës: Mos dëgjoni papagajt që flasin për stabilitet e konsensus

Rama reagon ndaj Metës: Mos dëgjoni papagajt që flasin për stabilitet e konsensus

Publikuar më: 17:29 09-06-2017

Gjatë një takimi elektoral në Pogradec, kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje kreut të LSI Ilir Meta i cili ka deklaruar se është zgjedhur president për të mirën e vendit.

Me ironi, duke iu drejtuar qytetarëve Rama u shpreh se nuk duhet të dëgjonin “kukuvajkat dhe papagajt” që flasin sikur vendosin të parën dashurinë mbi vendin, konsensusin politik apo edhe për stabilitet.

Madje ai tha se kur shohin njerëz të tillë në TV duhet ta ulin zerin, dhe të mjaftohen duke i parë fytyrënm pasi në këtë mënyrë do ta kuptojnë me të vërtetë se çfarë njerëzish janë.

“Mos i dëgjoni më kukuvajkat dhe papagajt që çdo natë ju rrokanisin kokën me shprehjet për dashurinë ndaj popullit, të interesit të stabilitetit, të konsensusit të integrimit dhe lloj-lloj përrallash për pluralizmin dhe demokracinë madje kur ju dalin përpara uljani zërin TV dhe shikojini në fytyrë, e do thoni këtë e kam parë, ky ishte ai që dikur bëri një vrimë në ujë, ky ishte ai që atëher zhduku një thes, dhe do kuptoni që të gjithë ata që kërkojnë votën sot janë prej 20 vjetësh që vijnë vërdalle duke marrë vota dhe duke shqyer rroga, janë të provuar, stërprovuar, të djegur të përvëluar dhe s’kanë ca u ofrojnë më shumë popullit shqiptar”, tha kreu i qeverisë.

Article Logic
Execution time: 0.0038590431213379