INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama reagon pas grabitjes në Rinas: ''Asnjë justifikim nga kompania kineze, tashmë në aeroport ndërhyn shteti''

Rama reagon pas grabitjes në Rinas: ''Asnjë justifikim nga kompania kineze, tashmë në aeroport ndërhyn shteti''

Publikuar më: 17:46 10-04-2019

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas grabitjes së 10 milionë eurove gjatë ditës së djeshme në aeroportin e Rinasit.

Rama shprehet se kompania kineze që bleu aeroportin nga e mëparshmja, dështoi po njësoj në garantimin e sigurisë.

Sipas kryeministrit, shteti do marrë kontrollin e sigurisë së brendshme. Ai gjithashtu shpreh respekt për policinë që po sulmohet veshëgjatësisht.

'Kompania kineze që bleu aeroportin nga e mëparshmja, dështoi po njësoj në garantimin e sigurisë. Shteti shqiptar s'do pranojë asnjë justifikim nga kompania, po do marrë kontrollin e perimetrit të jashtëm e të sigurisë së brendshme. Respekt për policinë që sulmohet veshëgjatësisht', shkruan Rama.

 

Article Logic
Execution time: 0.0033168792724609