INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama reagon pas publikimit të fakteve të reja: Zhytu Lulzim zhytu,thellë e më thellë

Rama reagon pas publikimit të fakteve të reja: Zhytu Lulzim zhytu,thellë e më thellë

Publikuar më: 15:38 19-05-2018

Pasi Partia Demokratike publikoi fakteve të reja lidhur me përgjimet e vëllait të ministrit të Brendshëm, ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit Edi Rama. Ai ka zgjedhur të përgjigjet përmes një postimi në facebook duke e akuzuar liderin e opozitës se po zhytet në llum. “Zhytu Lulëzim zhytu,thellë e më thellë,nxirr nga fundi i llumit sa me shume nga këta xhevahirë dhe dërgojua vrap miqve të tu t’i përdorin kundër Shqipërisë! Unë do pres me durim provën shkencore të audiopërgjimit nga prokuroria dhe këtu jemi,shqiptarët do shohin e do gjykojnë!”-shkruan Rama. Edhe kreu i Grupit Parlamentar Taulant Balla ka reaguar pasi PD zbuloi intervistën e gazetarit investigativ. Gjatë llogaridhënies së qeverisë në Librazhd Balla tha se qeveria do të kishte marr masa nëse akuzat ndaj Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafajt do të ishin të vërteta.

“Ne do të kishim marrë masa të ashpra ndaj kujtdo nëse një e një mija e kësaj historie me babalen do të ishte e vërtetë. Por gjithë ky inskenim shantazhi ndaj Fatmir Xhafës si ministër vjen për shkak të luftës pa kompromis që ky i fundit i ka shpallur krimit të organizuar”-u shpreh Balla. Por sipas deputetit socialist ky është një inskenim ku të përfshirë janë edhe gjyqtarë të korruptuar. “Dhe në këtë inskenim janë të përfshirë, jo vetëm politikanë të korruptuar si Saliu, Monika, Luli etj., por janë të përfshirë edhe ndonjë gjyqtar i korruptuar, të cilët duke qenë se vettingu do t’i pastrojë nga sistemi i drejtësisë, u munduan të shantazhojnë ministrin, të shantazhojnë qeverinë, për të mos lejuar vijimin e aksionit “forca e ligjit” për të mos vijuar punën që kemi nisur’’-deklaroi Balla.

Article Logic
Execution time: 0.0028231143951416