INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama reagon për reportazhin e RAI 3: E kotë të harxhosh kohë, me gazetarinë s’ka pikë lidhje

Rama reagon për reportazhin e RAI 3: E kotë të harxhosh kohë, me gazetarinë s’ka pikë lidhje

Publikuar më: 16:01 10-08-2019

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ditën e sotme në një postim në twitter për reportazhin e publikuar nga RAI 3.

Rama ka ‘sulmuar’ RAi 3 duke shkruar se ajo që serviret sot nuk ka aspak lidhje me gazetarinë.

“S’kemi ç’bëjmë! E kotë të harxhosh kohë me shumëçka sot serviret ende si gazetari, po me gazetarinë s’ka pikë lidhje. Çka vërtetë vlen çdo minutë janë reformat, punët, veprat. Ato do të flasin, kur llafet t’i ketë marrë era dhe baltën ta ketë fshirë uji i kohës”, shkruan Rama.

Ndërsa ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj shkruante se e vërteta ishte krejt ndryshe nga ç’ka paraqet mishmashi televiziv i përgatitur nga njerëz që janë larg së qeni në nivelin e respektit tonë për kanalin publik italian.

Article Logic
Execution time: 0.0035650730133057