INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama: Reforma në drejtësi do miratohet me ose pa ju, reagon Topalli

Rama: Reforma në drejtësi do miratohet me ose pa ju, reagon Topalli

Publikuar më: 11:42 09-06-2016

Pas dështimit të negociatave ditën e hënë, Kryeministri Edi Rama foli për reformën në drejtësi në sallën e Kuvendit. Rama lajmëroi se drafti ka marrë mbështetjen e të gjithë aleatëve në qeveri dhe ka hyrë në rrugë parlamentare. Por në kushtet kur dhe partnerët ndërkombëtarë kanë kërkuar miratimin e reformës në drejtësi, shefi i qeverisë lajmëroi miratimin e redformës në drejtësi me ose pa opozitën.
Edi Rama:
“Drafti që tani ka hyrë në rrugën drejt sallës së Kuvendit nuk është drafti i PS, LSI, PDIU, shumicës parlamentare por është drafi i përbashkët i yni, i shqiptarëve, i SHBA dhe i BE. Dhe deklarata e djeshme ishte shprehja kuptimplotë e bashkëautorëve të drafit ku mungon vetëm PD, opozita e sotme. Drafti do të vazhdojë në rrugën e vet, dhe në do ju shtrijmë dorën e bashkëpunimit duke mbajtur hapur derën e negociatave. Ne nuk na intereson fitorja politike dhe nuk i gëzohemi disfatës tuaj, që tani është e qartë në sytë e gjithë shqiptarëve, sepse na intereson më shumë një fitore e përbashkët. Dhe që do kurërzohet si fitore e shqipërisë në vjeshtë për të celur negociatat.
Ne jemi gati tju shtrijmë dorën, as nuk diskutohet që reforma do të bëhet, me ju ose pa ju. Në pyetje është vetëm çmimi që do të ketë, ne jemi gati të paguajmë cdo çmim, sepse sado e lartë të jetë kostoja është shumë herë më e ulët se sa mbajtja në këmbë e këtij horrllëku”.
Po devijimi i debatit tek reforma në drejtësi është një alibi për ti ikur skandaleve të njëpasnjëshme të kësaj mazhorance, tha ish kryeparlamentarja Jozefina Topalli.
Jozefina Topalli:
“Këtë skandal Rama është përpjek për ta fshehur si gjithmonë me reformën në drejtësi. Sa herë ka skandale ai ngrihet dhe flet për reformën në drejtësi”.

 

Article Logic
Execution time: 0.0040669441223145