INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama: “Reforma Zgjedhore brenda paketës së 18 Majit”

Rama: “Reforma Zgjedhore brenda paketës së 18 Majit”

Publikuar më: 16:18 18-09-2017

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kërkesës së demokratëve për ngritjen e një komisioni të posaçëm Ad Hoc duke thënë se “Reforma Zgjedhore është brenda paketës së asaj marrëveshjeje së 18 Majit, të cilën lideri i opozitës Lulzim Basha e konsideroi më herët, të “vdekur”. Me anë të një statusi në Facebook, kreu i qeverisë i ka bërë të qarta qëndrimet e tij për këtë çështje. “Reforma zgjedhore brenda paketës së 18 majit dhe nis nga Vota e Shqiptarëve jashtë kufijve. Plus:Idetë e një pale s’janë kusht për tjetrën!”-shkruan Rama
Demokratët kërkuan sot nisjen e diskutimit për Reformën Zgjedhore duke bërë publike tre kushtet kryesore që opozita ka. Ata kërkojnë paraprakisht është ngritjen e komisionit Ad Hoc, për të cilën socialistët kanë shprehur gatishmërinë e tyre me anë të anë të një deklarate të bërë publike nga kreu i grupit Taulant Balla.

Article Logic
Execution time: 0.0039768218994141