INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama regjisor por nuk jep bekimin e tij për projektin TAP

Rama regjisor por nuk jep bekimin e tij për projektin TAP

Publikuar më: 11:48 19-10-2018

Projekti TAP ka përfunduar rreth 80% të punës në territorin shqiptar. Ndërkohë këtë të premte kanë nisur punimet edhe për seksionin detar të TAP, i cili do të sigurojë lidhjen e gazsjellësit me Italinë. Në këtë ceremoni mori pjesë edhe kreu i qeverisë shqiptare, i cili dha vlerësimin e tij për këtë projekt. Ndërsa në fund të fjalës së tij përfaqësues të kompanisë i kërkuan që në shenjë simbolike kreu i qeverisë ti ‘japë bekimin’ nisjes së punimeve.
Përfaqësuesi i kompanisë TAP:
“Falënderojmë zotin Kryeministër për fjalimin kaq të gjerë për industrinë dhe projektin tonë. Do të ftoja zotin Scipatti bashkë me zotin Kryeministër që të na bekonin fillimin e këtyre punimeve duke na vizatuar në hartë rrugën e projektit TAP në det”.
Por kryeministri Edi Rama refuzoj që të jetë ai që të bekojë këtë projekt, pasi këtë sipas tij mund ta bëjë dikush tjetër shumë më mirë.
Edi Rama:
“Për bekimet mund ti bëjë zoti Scipatti që vjen dhe direkt nga Roma dhe është i lidhur drejtpërdrejt me Vatikani. Unë thjesht mund të bëj zhgarravinën përkatëse”.
E kur ju drejtuan për të lënë gjurmën e tyre në hartën e projektit, Rama u kujdes që të bëjë edhe regjisorin për kameramanin që filmonte aktivitetin.
Edi Rama:
“Dilni andej nga mbrapa se këtu s’ke çfarë xhiron”.

Article Logic
Execution time: 0.0037071704864502