INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama replika në rrjete sociale për çështjen e Teatrit Kombëtar, ja çfarë përgjigjesh ofron për kureshtarët

Rama replika në rrjete sociale për çështjen e Teatrit Kombëtar, ja çfarë përgjigjesh ofron për kureshtarët

Publikuar më: 19:56 01-08-2019

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur disa komentuesve në rrjetet sociale, kryesisht atyre që janë shprehur kundër projektit për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Në një postim ku thotë se Teatrit Kombëtar nuk do t’i cënohet asnjë centimetër tokë, kreu i qeverisë replikon me ironi me disa komentues, që pavarësisht se e akuzojnë për “afera korruptive”, nuk nguron t’i përshëndesë të gjithë me “përqafime” në fund.

Madje Rama duket se i ndjek vazhdimisht komentet e lëna në faqen e tij, kjo kuptohet nga përgjigja që i kthen njërit prej tyre.

Hakuna Matata: Me i forte tallashi fashist, se betoni Shqiptar. O Edo, kur te rrezohesh, ben mire qe te dalesh ne pension,sepse nuk do te ngrihesh me. Prandaj shit dhe fal sa te mundesh.

Edi Rama: prape ti Hakuna Matatata? Po ku e ke gjetur kete emer njehere apo te duhej edhe ty nje rol ne teatrin e llogjeve pa buke! Nejse, une te kam xhan. Perqafime

Artan Koci: Une kam nje oferte te pakerkuar. Do te ndertoj pallatin e kultures tirane sh modern ne qender te prish te vjeterin kam dhe fondet. Si shperblim dua sheshin skenderbej megjithe kalin e Skenderbeut.

Edi Rama: Artan Koci faleminderit shume per oferten, po Pallati i Kultures eshte monument kulture e para dhe sheshi Skenderbej na duhet per popullin, ndersa kalit ti nuk i hipen dot edhe po te ta japim, keshtu qe shko ne tregun e kafsheve dhe blej nje gomar te vogel qe te te beje edhe shoqeri Perqafime

Saimir Kola: Kush e ka pergjegjesine per kete katandisje? Kush te jep te drejten te japesh nje toke publike o zoteri pa marre mendimin e te zoteve, dmth publikut? Meqe si force politike ne pushtet e keni moto clirimin e zonave publike, pyjeve orbitale etj etj qe kane te bejne me gjelbrerin, pse nuk e beni nje minipark a dicka te tille ne funksion te qytetareve.

Edi Rama: Saimir Kola e para publiku e delegon me vote pergjegjesine publike dhe ligjet e vendit jane shume te qarta edhe ne drejtim te administrimit te prones publike; e dyta, ne ate zgaver aty mes godinash e pronash private mund te behej edhe nje lulishte patjeter, po kembimi i asaj zgavre me nje Teater te Ri Kombetar, vlen shume shume shume me teper, se nje lulishte, sepse publiku s’ka nevoje vetem per jeshillek po edhe per kulture dhe kafshen qe jeton ne pyll me njeriun qe jeton ne komunitet e dallon ne radhe te pare KULTURA Kuptove xhan? Perqafime

Ina Ina: ju rregulloni mir kè tè teater sa dhe ojo nuk mbushet me njerèz....... ne po vdesim per buk po hajm vetm speca skena fuqi me pa teatrin

Edi Rama: Ina Ina nga profili nuk dukesh si i ushqyer me speca edhe pse profilin e ke fallco dhe emrin me shume e ke Hason se sa Ina, po teatri s’behet per ty vllajo, po per njerezillekun e ketij vendi Perqafime

 

Article Logic
Execution time: 0.0035669803619385