INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama replikon me Bashën për motin në Kuvend: Ishte e parashikuar, kemi marrë masa [VIDEO]

Rama replikon me Bashën për motin në Kuvend: Ishte e parashikuar, kemi marrë masa [VIDEO]

Publikuar më: 19:14 30-11-2017

Prej disa orësh vendi ynë ndodhet në një situatë kaotike si pasojë e reshjeve të shumta të shiut. E lidhur me këtë, Lulzim Basha ka kërkuar në Kuvend nga Qeveria që të garantojë jetën e njerëzve në këtë situatë të vështirë, ndërkohë që moti është përkeqësuar në disa qytete. Kryeministri Edi Rama, duke replikuar me kreun e opozitës Lulzim Basha, ka qetësuar atë dhe të gjithë shqiptarët duke deklaruar se janë marrë të gjitha masat e mundshme për të përballuar situatën e përmbytjeve.
Rama ka thënë se kjo situatë ishte e parashikuar ndaj në këto momente të gjitha strukturat e emrgjencave janë të angazhuara në terren.
“Këto përmbytje janë të parashikuara, prangaj kemi marrë çdo masë të mundshme për ta përballuar këtë vështirësi. Kjo vështirësi nuk përballohet me teatër. Tani që po flasim të gjitha forcat janë të angazhuara. Dhe përsa i përket shërbimit të kujdesit shëndetësor aty ku është i ofrueshëm, është në gatishmëri. Prandaj për të qenë i qetë Lulzim, kemi marrë të gjitha masat për ta përballuar këtë situatë’, u shpreh Rama në parlament.

Article Logic
Execution time: 0.0032050609588623