INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama replikon me komentuesit për plazhet: S’ka më të vuajë populli, s'ka më tokë e xanun... [FOTO]

Rama replikon me komentuesit për plazhet: S’ka më të vuajë populli, s'ka më tokë e xanun... [FOTO]

Publikuar më: 08:59 09-08-2019

Aksioni për lirimin e hapësirave publike nëpër plazhe po bëhet objekt debati dhe në faqen e Facebok të kryeministrit Rama.

Rama publikoi një video nga plazhi i gjirit të Gjipesë, dhe kaq mjaftoi që të plasnin komentet. Mes komenteve spikat një qytetar, i cili shkruan se ky aksion ishte i duhuri, por i vonuar.

Kaq ka mjaftuar që të përgjigjet edhe kryeministri, ndërsa shton se më këtë aksion duhet të merreshin bashkitë e zonave bregdetare, ndërsa nuk harron pa përmendur edhe opozitën.

S’jam kujtuar vone jo, po duhet ta kishin bere bashkite bregdetare kete pune, se ata e kane me ligj pergjegjesine po fjalet e mia i mori era cdo vit dhe tani boll, s’ka me te vuaje populli e te behet toke e xanun vija bregdetare e Shqiperise, se bashkite s’duan sherre a duan aranxhata?Megjithate ke edhe ti te drejten tende, po cfare te benim me pare ne lesheline qe gjetem e me opoziten qe kemi? Perqaf”, shkruan Rama.

 

rma_komentet.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0037379264831543