INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama: Rrebeshi i zi i sulmeve politike nuk kurseu as dhimbjen e familjes për humbjen e djalit

Rama: Rrebeshi i zi i sulmeve politike nuk kurseu as dhimbjen e familjes për humbjen e djalit

Publikuar më: 11:43 01-07-2018

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ndryshe nga herët e tjera takimin e llogaridhënies me qytetarët e Korçës. Rama dha një mesazh ngushëllues për familjen e gardistit që u gjet i vrarë dje, ndërsa sulmoi opozitën duke e akuzuar atë se krijoi një skenar makabër fantazie duke mos kursyes as dhimbjen e të afërmve. 31-vjeçari punonte si shofer i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

“Dua ta nis në mënyrë paksa të veçantë këtë takim sepse rrethanat e diktojnë duke përfituar nga rasti ti shpreh ngushëllimet e mia më të ndiera familjes së punonjësit të gardës, i cili u nda nga jeta, pasi mori një vendim ekstrem dhe befasues për të gjithë ne”-u shpreh kryeministri. “Dua të ndaj me familjen të gjithë ndjenjën më të fortë të keqardhjes për faktin se edhe përtej tragjedisë edhe përtej dhimbjes së pangushëllueshme të një familje për djalin, vëllanë, një njeri të shtrenjtë, ata nuk mundën të gjejnë së paku qetësinë për të lotuar brenda mureve të shtëpisë së tyre sepse u gjendën nën rrebeshin e zi të sulmeve politike, për të njëjtat arsye të mos arsyes që e kanë dominuar për kaq shumë kohë politikën tonë dhe që vazhdojnë ta dominojnë, pa dashur t’ia dinë fare për respekt, për të vërtetën jo e jo, s’bëhet fjalë po as për njerëzit e thjeshtë në një familje të thjeshtë në kulmin e një momenti dhimbje”-vijoi Rama. Duke e konsideruar si një sulm të neveritshëm kreu i qeverisë tha se “versioni brutal ndaj djalit që u nda nga jeta, përfshirja e tij në një skenar fantazie makabër për të goditur ministrin e Brendshëm, për të goditur qeverinë, vërtetë që nuk ka fjalë për t’u komentuar”. “Është i neveritshëm , i turpshëm, është një tjetër shembull i një vështirësie të jashtëzakonshme dhe artificiale në të cilën gjendet hapësira e debatit politik që karakterizoi edhe gjithë procesin për të marrë më në fund datën e çeljes së negociatave”-tha ai.

Article Logic
Execution time: 0.0045809745788574